
Torte me kakao
Kuzhint.comPërbërsit e recetës :
1 ve, 80 gr sheqer, 1 vanill sheqer, 100 gr margarin(në temperaturë dhome).2 lugë qumësht, gjysëm luge e qajit me sodë bikarboni, 300 gr miell, 3 lugë buke kakao, Filli:, 9dcl qumësht, 8 lugë sheqer, 10 lugë miell, 2 kese vanill sheqer, 130 gr margarinPregaditja e recetës :
Vezët, sheqeri dhe vanill sheqeri përzihen me pirun, i shtojmë kakon dhe qumështin, ne fund e shtojmë miellin të përzier me sodë bikarboni.
I përziejmë të gjitha dhe në fund e qesim margarinen e coptuar në katrorë të vegjël.
E ngjeshim brumin me dorë dhe e ndajmë në 4 pjesë.
I tëhollojmë dhe i pjekim në tepsi të lyer me yndyrë dhe të kthyer mbrapsht.
Petët piqen në temperaturë 180*C nga 5 minuta sepse janë të holla. (Mos u brengosni nese behen te forta sepse do zbuten pas 1 apo 2 oresh pasi qe te lyhen me fill)
Përgatitja e fillit:
7 dcl qumësht, sheqeri dhe vanill sheqeri qiten në zjarr të vlojnë.
Në 2 dcl e mbetura të qumështit e qesim miellin dhe e përziejmë mirë që mos të mbeten kokrra.
Kur vlon qumështi e qesim miellin dhe e ziejm fillin.
E lëjmë fillin te ftohet pak (të jetë pak i vakët) dhe i qesim margarinën e tundur me mikser.
Me këtë fill i lyejmë petat.
Përmbi lyhet me qokoladë të shkrirë.
Ju befte mire.
Fjalet kyqe : embelsira torte kokos
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Disa këshilla për pagjumësin

Sheqerpare turke
