
Torte me biskota dy ngjyrëshe
Kuzhint.comPërbërësit:
2 pako biskota me kakao,
2 pako biskota pa kakao.
Për krem shantin;
-2 te bardha vezë,
-2 paketa shanty,
-2 gota uji me qumësht,
Për çokollaten:
-1 paketë çokollatë pluhur,
-2 gota me qumësht,
Për lyerjen e biskotave,
Qumesht sa të lyhen biskotat.
Përgatitja :
Përgatja e çokollata e shkrirë
Në një enë hedhim qumështin dhe pluhurinë çokollatës.
E lëmë në zjarre deri sa të bëhet si çokollate e shkrirë
Si përgatitet krem shanty
Fillimisht do të përgatisim kremin e shantit ku në një enë të thellë ose në enën e kombinatit tuaj hedhim, qumështin të bardhat e vezëve dhe pluhurin shanty.
E punojmë deri sa të bëhet një krem i lidhur.
Përgatitja e tavës;
Taves do t’i shtrojmë qese guzhine dhe shtrimi i biskotave do të jetë mbi të.
Fillojmë që të lyejme biskotat në qumësht dhe t’i rreshtojmë në taven ku do t’a bëjmë.
I renditim biskotat duke i zhytur në qumësht.
Mbasi kemi mbaruar së shtruari rendin me biskotat kafe do të shtrojmë një shtresë krem shanty.
Do të shtrojmë në rendin e dytë biskotat e bardha dhe këto do t’i zhytim në qumësht dhe sipër biskotave do t’i shtrojmë kremin e shantyt(shihni fotot).
Keshtu do të vazhdoni deri sa të mbarojnë biskotat.
Me krem shantyn e mbetur lyeni edhe pjesën siper të biskotave.
E vendosni taven në frigorifer deri sa të mpikset.
Kur t’a nxjerim për t’u servirur do t’i shtrojme çokollaten e përgatitur si më siper.
Ju bëftë mirë.
Fjalet kyqe : embelsira torte biskota ngjyreshe
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Roladë mozaik

Embelsir me mak
