Torte me çokolladë
Torte me çokolladë

Torte me çokolladë

Kuzhint.com

Përbërësit:

125 gr gjalpë në temperaturë ambienti,

150 gr sheqer, 2 vezë,

200 gr çokollatë fondente,

1 lugë gjelle me lëkurë portokalli bio të grirë,

220 gr miellë,

2 lugë gjelle me kakao të hidhur,

1 bustinë me fryrës për torta,

250 ml qumësht,

Përbërësit për kremin me çokollatë që do i hedhim pasi torta të piqet:

250 gr çokollatë fondente,

375 ml pana për ëmbëlsira,

Përbërësit e salcës për ta servirur:

300 gr qershia të cilave u kemi hequr bërthamën,

2 lugë sheqer pluhur,

2 lugë lëng limoni,

Për ta zbukuruar:

12 kokrra qershia me bërthamë dhe bisht.

Përgatitja:

Ndezim në fillim furrën me 180 grad.

Në një tenxhere të vogël do të shkrijmë me banjëmari çokollatën me dy lugë qumësht dhe e lëmë të ftohet.

Në një tas me rrahësin elektrik të vezëve do të rrahim sheqerin me gjalpin derisa të bëhen me ngjyrë më të bardhe dhe si krem.

Do të shtojmë vezët një nga një (d. m. th pasi të jetë përzier e para shtojmë të dytën).

Më pas do të shtojmë çokollatën e shkrirë dhe lëkurën e portokallit.

I përziejmë mirë.

Në një tas do të përziejmë miellin me kakaon dhe fryrësin dhe nëpërmjet një site të vogël do e shtojmë dalëngadalë tek tasi, ku kemi gjalpin me çokollatën dhe vezët, duke hedhur një pjesë miell dhe një pjesë të qumështit deri sa t’i hedhim të gjitha.

Gjatë gjithë kohës do të përdorni rrahësin elektrik të vezëve për të bërë përzierjet.

E hedhim brumin në një tavë me diametër 24-25 cm të lyer më parë me gjalpë dhe me pak miell.

E pjekim në furrë për afërsisht 40 minuta.

Mos harroni të bëni provën me kruajtësen e dhëmbëve për të parë a është pjekur.

Kur te piqet e leme të ftohet.

Ndërkohë do të përgatisim kremin me çokollatë që do i hedhim sipër.

Në një tenxhere të vogël hedhim panën dhe e vëmë në zjarr deri sa të marrë valë.

E heqim nga zjarri dhe në të shtojmë çokollatën, të cilën e kemi grirë në copa të mëdha.

E përziejmë mirë me një lugë druri ose shpatull derisa të shkrihet çokollata.

E lëmë të ftohet pak në frigorifer (jo të ngrijë) dhe më pas e lyejmë sipër tortën me këtë krem.

Ndërkohë do të përgatisim salcën me qershia.

Në një tenxhere të vogël do të hedhim qershiat me sheqerin dhe lëngun e limonit dhe do e vëmë në zjarr duke e përzier vazhdimisht derisa lëngu te trashet ( rreth 10 minuta.

E heqim nga zjarri dhe e lëmë të ftohet.

Kur të servirim tortën i hedhim sipër nga kjo salca dhe në çdo pjatë do të vëmë dy kokrra qershia me bisht dhe bërthamë për të zbukuruar pjatën.

Në qoftë se sezoni i qershive ka mbaruar, tortën mund ta servirni edhe pa salcën dhe mund ta zbukuroni me kakao pluhur.


Fjalet kyqe : embelsira  torta  filmit  chocolat  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Brownie i mbushur me kokos
Si ta përgatitim taratorin
 Paçe Koke