Torte e butë me çokollatë
Kuzhint.comPër desertin e iftarit të sotshëm ju propozojmë të gatuani këtë ëmbëlsirë të çokollatës
Përbërësit: 60gr sheqer, 4 vezë, 50gr arra të bluara, 20gr miell, 20gr kakao, 1 pluhur për pjekje, lëvore e 1 portokalli e grirë në rende
Kremi: Ajkë e ëmbël, 200gr çokollatë për zierje, 80ml qumësht, 50gr margarinë, 40gr sheqer, 2 lugë nutellë, 2 portkokaj
Glazura: 150ml ajkë e ëmbël, 100gr çokollatë për zierje lëvore e 1 portokalli të grirë në rende
Ndahen të bardhat nga të verdhat e vezës.
Përzihen të bardhat me 30gr sheqer.
Të verdhat tunden me 30gr sheqer dhe në këtë masë shtohet edhe mielli i përzier me pluhurin për pjekje dhe kakao.
Përzihen arrat e bluara dhe lëvorja e portokallit dhe shtohen tek masa me të bardhat e përziera në shkumë të fortë.
Tani i përziejmë të dyja masat me të bardhat e vezës dhe të verdhat, dhe përziejmë derisa të bëhet një masë homogjene.
Këtë masë e vendosim në kallëp të lyer dhe të mbuluar me letër për pjekje me madhësi 24cm.
Pasi pjekim në temperaturë 180gradë për 20 minuta, pandispanjën e lëmë të ftohet.
Ndajmë pandispanjën në dy shtresa.
Për kremin marrim portokallet dhe i grijmë të tëra në blender. Çokollatën e shkrijmë me qumështin, ajkën e ëmbël dhe sheqerin.
I përziejmë me puren nga portokallet e bluara.
Shtojmë dhe nutellen dhe përziejmë edhe pak pastaj e lëmë të ftohet kremi.
Në një tabaka shtrojmë njërën pjesë të pandispanjës dhe lyejmë me gjysmën e kremit.
Përsipër qesim dhe pandispanjën e dytë dhe mbulojmë me kremin e mbetur.
Ëmbëlsirën e lëmë të ftohet në frigorifer.
Për glazurën ngrohim ajkën e ëmbël, çokollatën e copëtuar dhe shtojmë lëvoret e portokallit të grirë në rende dhe e mbulojmë përsipër tortën dhe e lëmë të ftohet.
Fjalet kyqe : embelsira embelsire lengshme qokollate