Tortë me biskota
Kuzhint.comPërbërësit 1 litër qumësht 3 pako biskota 1 gotë sheqer 1 lugë kakao 3 pako puding Përgatitja Në një tenxhere ngrohim qumështin dhe në moment që është i vakët hedhim pudingun të cilin e kemi tretur më parë me pak ujë ose qumësht. Gjatë kohës që e hedhim, e përziejmë me kujdes në mënyrë që masa të bëhet sa më kremoze. Në moment që trashet masa i shtojmë kakaon e holluar me ujë, një gotë sheqer, pasi i përziejmë i heqim nga soba.
Më pas hapim pakot e biskotave dhe fillojmë i shtrojmë në një enë të përshtatshme. Procedura është e thjeshtë, një shtresë biskota, 1 shtresë nga kremi i përgatitur. Në fund hedhim disa biskota të grira, dhe sipas dëshirës mund të shtojmë dhe reçel dhe arra.
Më pas e vendosim në frigorifer dhe torta është gati. Ju beft mire!!
Fjalet kyqe : embelsira torte biskota