Tortë me banane dhe karamel
Tortë me banane dhe karamel

Tortë me banane dhe karamel

Kuzhint.com

Një tortë me të vërtetë e shijshme me banane dhe karamel.

Përbërësit:

4 lugë sheqer,

1dcl vaj,

1 qese cimet,

1 banane,

1 pluhur paste,

1 filxhan i madh miell.

300gr sheqer,

2dcl ajkë e ëmbël,

150gr margarinë,

200gr pluhur për shllag,

4 banane,

5dcl qumësht.

Përgatitja:

Së pari tepsinë e lyejmë me vaj dhe ia qesim letrën për pjekje e mbi të rendisim bananen e prerë në rrathë dhe i rendisim në tepsi.

Mbi të vendoset brumi i bërë me përzierje të vezëve së pari me sheqer e pastaj i shtohet vaji, cimeti, mielli, pluhuri për pastë dhe të gjitha këto përzihen mirë dhe pasi të bëhet një masë homogjene e qet mbi banane dhe piqet për 15 minuta, duke e vërtetuar nëse është pjekur mjaft dhe më pas duke e hequr nga zjarri e duke e lënë të ftohet.

Në një enë të thellë e vendosim sheqerin dhe e lëmë në zjarr të ngadalshëm duke e përzier derisa të karamelizohet dhe kështu duke e përzier e largojmë pak nga zjarri dhe ja qesim ajkën e ngrohur pak paraprakisht dhe duke e përzier derisa të merr dendësinë e duhur.

Pastaj ia shtojmë margarinën.

Shllagun e përgatisim sipas udhëzimit në qeskë dmth me qumështin e përmendur dhe gjysmën e shllagit ia qesim kremit të ftohur dhe prapë e përziejmë.

Peten e largojmë nga letra për pjekje ku rrathët e bananes mbesin sipër petës.

E lyejmë petën me kremin mbi krem prapë i rendisim edhe bananet e tjera të prera në rrathë e mbi banane gjysmën e shllagut që nuk e kemi përzier me kremin karamel e mbi të qesim çokollatë të grirë në rende sipas dëshirës.


Fjalet kyqe : embelsira  torte  banane  karamel  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Tavë me mish e patate
TORTA CIOCCO-RICOTTA
Embelsir me dvopeke (buke te thekura)