
Tortë me badema
Kuzhint.comPërbërësit:
80gr bajame të grira,
140gr çokollatë për gatim,
5 vezë,
140gr gjalpë,
250gr sheqer,
50gr bukë e grirë,
20gr miell,
140gr sheqer pluhur,
4 vezë,
300gr lajthi të grira.
Përgatitja:
Thyejmë 5 vezë dhe i ndajmë të bardhat nga të verdhat.
Të verdhat e vezës i hedhim në enën për përzierje, ndërsa të bardhat në një enë anash.
Në enën për përzierje e hedhim gjysmën e sheqerit dhe i rrahim me mikser, derisa të shkrihet sheqeri.
Të bardhat i rrahim me mikser dhe në enë e shtojmë sheqerin e mbetur.
Pasi shkrihet sheqeri, e fikim mikserin.
Në enën për përzierje i shtojmë bajamet e grira dhe përziejmë me lugë.
I shtojmë edhe lajthitë e grira, të bardhat e rrahura, bukën e grirë dhe miellin.
Përziejmë me lugë, derisa të bashkohet masa.
Kallëpin e lyejmë me gjalpë dhe në të e derdhim brumin për tortë.
E rrafshojmë sipërfaqen.
Kallëpin e vëmë në furrë dhe pjekim 20 minuta, në temperaturë prej 175 gradë.
Fillojmë me përgatitjen e kremit.
E copëtojmë çokollatën dhe e shkrijmë në enë mbi avull.
Në enën për përzierje e hedhim gjalpin dhe e rrahim me mikser.
E shtojmë sheqerin pluhur dhe pasi gjalpi fillon të shkumvzohet, shtojmë 4 vezë, një nga një.
Në enë e shtojmë çokollatën e shkrirë të ftohur.
I rrahim me mikser, derisa të bashkohet masa.
Pandispanjën e pjekur e presim përgjysëm.
Copën e poshtme e lyejmë me krem.
E vëmë copën e dytë të pandispanjës.
Me krem e lyejmë tërë tortën.
Pjesët anësore të tortës i kalojmë në bajame të prera në fije.
Kremin e mbetur e vëmë në shiringë kuzhine.
Me ndihmën e shiringës, e zbukurojmë tortën.
Zbukurimin e perfundojmë me 8 kokrra lajthi.
Tortën e presim në copë.
Fjalet kyqe : embelsira torte toska
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Pogaqe lule me mak dhe susam

Fileto pule te ferguara
