Tortë karamele
Tortë karamele

Tortë karamele

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

8 vezë, 250 gr sheqer, 100 gr arra të bluara, 3 lugë trosha të bukës, 5 lugë miell. Për krem: 350 gr sheqer, 1/2 litër qumësht, 1 copë vanilje, 6 lugë miell, pak qumësht të ftohtë, 250 gr gjalpë.

Pregaditja e recetës :

Rrihen mirë të verdhat e vezëve dhe sheqeri, në të shtohen arrat e bluara, troshat e bukës, mielli dhe në fund shkuma e fortë prej të bardhave të vezëve.

Masa piqet në kallëpin e lyer me yndyrë dhe miell.

Torta e ftohur pritet përgjysmë dhe mbushet me krem.

Kremi:Sheqeri digjet mirë derisa të marrë ngjyrën e arit.

Në enë të posaçme vlohet gjysmë litri qumësht bashkë me një copë vanilje dhe lihet të ftohet.

Masa e hollë përgatitet me 6 lugë miell, përzihet dhe tundet me pak qumësht të ftohtë, pastaj kjo zbrazet në qumësht të ftohur dhe në fund shtohet sheqeri i djegur.

Kremi zihet derisa të mos trashet.

Kur kremi ftohet në të vendoset gjalpi i rrahur, e me këtë mbushet torta dhe lyhet nga jashtë.


Fjalet kyqe : embelsira  torte  karamele  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Si ti pastrojm tiganet me yndyra te djegura.
 MISHË VIÇI I TERUR
Speca me laker turshi