Tiramisu me çokollatë
Kuzhint.comPërbërësit:
Për biskotat:
150 g miellë,
130 g sheqer,
50 g niseshte,
1maja për ëmbëlsira,
1 vanilje.
Për kremin:
150 g çokollatë në copëza,
500 g maskarpone,
200 ml kafe,
120 g sheqer,
100 g kakao,
Përgatitja:
Ndajmë të verdhat nga të bardhat e vezëve dhe rrahim këto të fundit duke hedhur sheqerin pjesë pjesë.
Vazhdojmë rrahjen e të bardhave derisa të arrihet një masë e fryrë.
Më pas shtojmë të verdhat dhe vazhdojmë ti rrahim derisa të bëhet një masë kremoze.
Përziejmë përbërësit e thatë se bashku dhe i shtojmë tek vezët duke i situr dhe trazuar ngadalë, nga poshtë lartë.
E hedhim masën e përgatitur në xhepin e pastiçerisë dhe e hapim në tavë.
E pjekim në furrë të nxehur më parë në temperaturën 180 gradë celsius për rreth 10 minuta.
Përgatitja e kremit për tiramisu:
Ndajmë të bardhat e vezëve nga të verdhat dhe rrahim të bardhat derisa të arrijmë një masë të fryrë.
Me pas i vendosim në frigorifer.
Në rrahësin elektrik, hedhim të verdhat e vezëve së bashku me sheqerin.
I rrahim në shpejtësi mesatare.
Duhet ti rrahim derisa të arrijmë një masë të fryrë.
Shtojmë marskarponen dhe i përziejmë mirë së bashku.
Me pas shtojmë dhe te bardhat e vezëve.
I përziejmë me kujdes nga poshtë lart derisa të arrijmë një masë homogjene.
Në tavë fillojmë shtrojmë biskotat duke i lyer me parë me kafe.
Vendosim një shtrese biskota dhe me pas hedhim një shtrese kremi.
E hapim mire në të gjithë sipërfaqen e tavës.
Sipër shtojmë kakao dhe copëza çokollate.
Vazhdojmë kështu dhe me shtresën e dyte.
Pasi e kemi përfunduar e vendosim ëmbëlsirën në frigorifer për disa orë.
Më pas e presim në copa dhe e shërbejmë.
Fjalet kyqe : embelsira tiramisu qokollate