Tetë përfitime që i sjellin shëndetit të fëmijëve
Tetë përfitime që i sjellin shëndetit të fëmijëve

Tetë përfitime që i sjellin shëndetit të fëmijëve

Kuzhint.com

Thjerrëzat, pse janë të mira për fëmijët:

Ndonëse kanë një shije të fortë dhe vijnë si të shoqëruara me dhe, thjerrëzat i sjellin shumë të mira shëndetit të fëmijës tuaj.

Ato reduktojnë mundësinë e disa sëmundjeve të rënda.

Ja çfarë përfitojnë fëmijët:

Kontrollojnë peshën

Sipas një studimi amerikan, fëmijët që konsumojnë thjerrëza kanë 22 për qind më pak rrezik që të bëhen obezë.

Niveli i lartë i fibrave te thjerrëzat ngadalëson procesin tretës dhe për këtë arsye fëmijët ndihen të ngopur për një kohë më të gjatë.

Përmirësojnë nivelin e hekurit në trup

Hekuri është shumë i rëndësishëm për fëmijët në rritje.

Një porcion me thjerrëza i siguron fëmijës 37% të vlerës ditore të hekurit.

Thjerrëzat janë edhe burim vitaminash që rritin aftësinë e trupit për të thithur hekurin.

Nxisin enzimat

Thjerrëzat janë burim i mirë i hekurit, një mineral që nevojitet për funksionimin e disa enzimave.

Bakri është i domosdoshëm edhe për indet lidhëse dhe pigmentin e lëkurës.

Një porcion thjerrrëza i siguron fëmijës 34 për qind të vlerës ditore të bakrit për ë cilën ka nevojë.

Stimulojnë sistemin imunitar

Sipas studiuesve, thjerrëzat stimulojnë sistemin imunitar.

Ato prodhojnë dhe aktivizojnë rruazat e bardha të gjakut, prandaj përmirësojnë reagimin e antitrupave.

Antitrupat ndihmojnë në eliminimin e viruseve, mykut dhe baktereve në trup.

Forcojnë shëndetin e zemrës

Thjerrëzat u bëjnë mirë fëmijëve edhe për zemrën.

Ky superushqim është burim shumë i mirë magnezi dhe folatesh, që ndihmojnë në shëndetin e zemrës.

Folatet ulin nivelin e homocyseinës, që është ndër shkaqet kryesore të sëmundjeve të zemrës.

Magnezi, nga ana tjetër, përmirëson qarkullimin e gjakut, lëndëve ushqyese dhe oksigjenit në trup.

Përmirësojnë funksionimin e sistemit tretës

Fibrat e patretshme që gjenden te thjerrëzat mund të parandalojnë kapsllëkun dhe çrregullime të tjera të sistemit tretës.

Japin energji

Thjerrëzat ndihmojnë në transportimin e oksigjenit nëpër trup, duke e mbajtur fëmijën tuaj aktiv dhe energjik.

Thjerrëzat janë ndër bishtajoret më të mira.

Mund t'i përshini ato në supë, salcë apo edhe në sallatë.

Mund t'i fusni në sanduiç, por edhe në pilaf.

Mund t'i bëni pure në mikser dhe t'i përzieni me djathë apo t'i përgatisni si salcë makaronash.


Fjalet kyqe : keshilla  thjerrezat  perfitime  sjellin  shendetit  femijeve  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte me krem vanilje
Embelsir BOSNJA VANILJA
Salca boloneze per pasta