Tave me kallamare te mbushur ne furre
Tave me kallamare te mbushur ne furre

Tave me kallamare te mbushur ne furre

Kuzhint.com

Përbersit: - 1 kg kallamarë - 3 kokrra qepë mesatare - l/4 gotë vaj - l filxhan çaji oriz- 4 domate ose - 2 lugë kafeje salcë - l lugë majdanoz - kripë e piper

-1 gote salc domatesh

Përgatitja:Te kallamarët nxirret vetëm një kërc shumë i hollë që e kanë në sy.

Pastaj lahen mirë, u shkëputen këmbët duke hapur në këtë mënyrë qeskat të cilat do të mbushen më vonë dhe vihen për një kohë në një pjatë.

Skuqet qepa me gjysmën e sasisë së vajit deri sa të marrë ngjyrën e kuqërremtë duke e trazuar vazhdimisht.

Pastaj hidhet orizi me qepën.

Shtohen këmbët e kallamarëve të prera në copa të vogla, pastaj domatet e qëruara e të prera, majdanozi i grirë hollë, kripa e piperi dhe pak ujë.

Kur orizi të thithë gjithë lëngun (të mos ziejë plotësisht), hiqet ena nga zjarri dhe mbasi të ftohet, mbushen me radhë qeskat e kallamarëve dhe vendosen në një tavë.

U hidhet përsipër vaji që mbeti, ujë i nxehtë dhe salc domatesh sa të mbulohen pak dhe futet në furrë mesatare 30 minuta që të piqen.


Fjalet kyqe : gjellera  tave  kallamare  mbushur  furre  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Ushqimet që ndalojnë rënien e flokëve
Pjepri lufton stresin
 Ëmbelsirë me çokolatë dhe nescafe