Tavë me Patate dhe Lulelakër
Tavë me Patate dhe Lulelakër

Tavë me Patate dhe Lulelakër

Kuzhint.com

Perberesit per 6 persona:

1, 5 kg patate

1 lulelakër (1, 2kg)

40 gr miell

40 gr butër

750 ml ujë-qumësht

kripë, piper i zi, arrëmyshk

200 gr kaçkavall i grirë.

Lulelakra lahet, ndahet në copa dhe në 500 ml ujë të valë e me kripë, qitet të zihet 12 minuta.

Pas zierjes, ( 400ml ujë ndahen në një anë, për t �u përdorur për salcë), lulelakra derdhet në kulluese.

Patatet qërohen, lahen e prehën në katrorë të vegjël dhe zihen po ashtu në ujë më kripë për 5 minuta.

Patatet derdhën në kulluese.

Përgatitja e salcës: buteri e mielli qitën në një enë dhe në zjarr të ngadalshëm lihet të zverdhët, shuhet më ujë e qumësht, duke u përzier pa ndërprerë, në mënyrë që në salcë mos të mbesin toptha mielli.

Salcës i shtohen mëlmesa sipas dëshirës dhe ena hiqet nga zjarri.

Kaçkavalli grihët në rende.

Tava lyhet me yndyrë, shtrohen patatet e ziera, lulelakra përsipër, dhe në fund perimet mbulohen më salcë e kaçkavall.

Në furrë të nxehtë prej 200 �C, tava piqet 30-40 minuta.


Fjalet kyqe : embelsira  tave  patate  lulelaker  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Biskota me nurtela
Të ngrënit shumë shpejt na shkuron jetën
Ëmbëlsirë me luleshtrydhe