
Tatli te mbushura
Kuzhint.comPërbërësit :
- 400 g Miell
- 200 g Gjalpë
- 150 gr Arra të grira
- 150 gr Kokos
- 50 gr Sheqer
- 1 Pluhur për pjekje(pecive)
- 2 Vezë
- 100 ml Ajke
Sherbeti:
- 1kg Sheqer
- 1 l Ujë
- Pak limon
Përgatitja:
Përziejmë miellin, kokosin dhe pluhurin për pjekje.
Rrahim me mikser vezët me sheqer dhe i shtojmë panën.
Ia hedhim miellin e perzier dhe i përziejmë të gjitha duke shtuar edhe gjalpin.
Mbulojmë brumin me qese kuzhine dhe e lëmë në frigorifer për 30 minuta.
Ngrohim furrën në 180 gradë.
Formojmë toptha nga brumi duke i mbushur me arra te coptuara dhe i vendosim në tepsi të lyer me pak gjalpë.
I pjekim 25 minuta.
Përgatisim sherbetin duke e zier 15 minuta në temperaturë të ulët.
E heqim nga zjarri dhe kur të ftohet pak i shtojmë lëngun e limonit.
Tatlisë ia hedhim sherbetin të vakët.
Fjalet kyqe : embelsira tatlia mbushura
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Pica role nga Gaziganja Salihu

Kifle me rrush dhe qokollad
