
Supë peshku me perime
Kuzhint.comPërbërësit
1. 5 litra lëng peshku,
fileto peshku,
2-3 kokrra patate,
3-4 copë karrota,
8-10 copë mashurka,
1 kokërr qepë,
3-4 lugë gjelle vaj ulliri,
2 kokrra domate,
Kripë, piper, majdanoz, dafinë.
Përgatitja
Patatet, karrotat, mashurkat dhe selinoja, pastrohen dhe priten në formë kubike.
Në një tenxhere me vaj (mundësisht vaj ulliri) skuqet qepa e grirë hollë, pastaj shtohen karrotat, selinoja, mashurkat, pak miell dhe pasi përzihen, shtohen domate të freskëta të cilave u është pastruar lëkura.
Lëngu i peshkut i përgatitur më parë, i hidhet përzierjes dhe lihet të marrë valë, shtohen patatet dhe lihen të ziejnë rreth 15 minuta derisa të jenë gati.
Gjatë zierjes hidhet një fletë dafine.
Supa rregullohet me kripë, piper e majdanoz.
Gjatë vendosjes në pjatë hidhen copa tul peshku të ziera e të pastruara nga halat.
Fjalet kyqe : supa supe peshku perime
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Revani me kosë

Torte të vogla me pudingë
