Supë orizi me vezë dhe limon
Supë orizi me vezë dhe limon

Supë orizi me vezë dhe limon

Kuzhint.com

Përbërësit: *1. 5 litra lëng mishi *4 luge gjelle oriz *50g ose 1 lugë gjelle gjalpë *1 e verdhë veze *1/2 kokërr limon *majdanoz *kripë dhe piper i zi Përgatitja: Në lëngun e mishit hidhet kripë, orizi i larë e i pastruar dhe lihen të ziejnë në zjarr të ngadaltë për rreth 30 minuta.

Pas zierjes shtohet pak lëkure limoni të grirë në rende dhe i jepet një vale përzierjes.

Ndërkohë në një enë porcelani hidhet e verdha e vezës dhe rrihet mirë.

Hiqet nga zjarri përzierja dhe pas 5-6 minutash hidhet e verdha e vezës, e cila shtohet ngadalë dhe duke përzier masën.

I shtohet dhe lëngu i limonit.

Në fund, sipas dëshirës mund të hidhet majdanoz i grirë hollë dhe piper i zi.


Fjalet kyqe : supa  supe  orizi  veze  limon  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Cocostar toptha
Bakllavë role
Rolad  mishi  me veze dhe patate