Supë me spinaq, makarona dhe fasule
Supë me spinaq, makarona dhe fasule

Supë me spinaq, makarona dhe fasule

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

1 filxhan fasule të bardha, 2 lugë vaj ulliri, 2 qepë mesatare, 2 karota të mëdha, 1 tufë e vogël spinaq, 1 litër lëng pule, 2 thelpinj hudhre të grirë, 2 domate mesatare, 2 lugë gjelle borzilok i freskët ose 1 lugë çaji borzilok i thatë, 3/4 filxhan me makarona në formë tubi, 1 lugë çaji kripë, 1/2 lugë çaji piper, 1/4 filxhan majdanoz

Pregaditja e recetës :

Fasulet i mbulojmë me ujë dhe i valojmë për dy minuta, pastaj i mbulojmë përsëri me ujë dhe i lëmë të qëndrojnë për një orë derisa të bymehen.

Në një enë nxehim vajin, hedhim qepët dhe më pas lëngun e pulës.

Shtojmë karotat, hudhrat, fasulet, domatet dhe borzilokun dhe i ziejmë për rreth 30 minuta.

E mbulojmë enën pjesërisht.

Ndërkohë ziejmë makaronat.

Të gjitha perimet e ziera i bëjmë pure.

Hedhim purenë në enë, shtojmë spinaqin e larë e të prerë hollë dhe makaronat.

I lëmë 5 minuta, shtojmë kripë, piper dhe dy lugë me majdanoz.


Fjalet kyqe : supa  supe  spinaq  makarona  fasule  iftar  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

 Krem supe me patate
Revani dy ngjyrshe
Tave me mishe pule