
Supë me kungull dhe qiqra
Kuzhint.comNje pjate e thjeshte, e shendetshme dhe me shume shije e cila shijohet mrekullisht si ne vjeshte ashtu dhe ne dimer.
Perberesit :
500gr tul kungulli,
250gr qiqra te konservuara,
pjesen e bardhe te 1 preshi,
1 dege selino,
1 karrot,
1l leng perimesh,
1 dege trumez te fresket,
2 gjethe sherebele,
3 luge vaj ulliri,
disa gjethe majdanoz,
piper te zi te sapobluar
per shoqerim: buke e thekur.
Pergatitja:
Kaverdisim preshin, karroten dhe selinone te prera holle me 3 luge vaj ulliri ne zjarr te ulet derisa te zbuten.
Shtojme kungullin e prere ne kubik (madhesia sipas deshires), sherebelen, trumezen dhe vazhdojme kaverdisjen edhe per disa minuta te tjera duke i perziere shpesh.
Shtojme lengun e perimeve dhe e gatuajme supen ne zjarr te avashem per rreth 20 minuta.
Shtojme se fundi edhe qiqrat e kulluara nga uji i konservimit dhe te shplara mire dhe vazhdojme gatimin edhe per 10 minuta te tjera.
Fjalet kyqe : supa supe kungull qiqra
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

kifle te mbushura ( Te gatuara nga Lola Demi)

Gjysem hena me kokos
