Supë me fide dhe spinaqë
Supë me fide dhe spinaqë

Supë me fide dhe spinaqë

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

30 gr gjalpë, 1 qepë e grirë hollë, 1 thelb hudhër e shtypur, 250 gr fide risson, 2 l pule, 1/2 bukë franceze (baguette) e prerë në 6 feta të holla e të lyera me gjalpë, 1 lugë gjelle mustardë, 50 gr djathë i grirë trashë,, 500 gr spinaq i prerë në rripa, 30 gr borzilok i fresket

Pregaditja e recetës :

Truk kuzhine – Kjo supë mban një aromë të veçantë nëse qepën e skuqim me spec ose e servirim me proshutë krokante.

Grilla ngrohet dhe 2 ose 3 fletë proshutë mbi një letër kuzhine vihen në grillë të përdredhura.

Kthehen dhe futen në grillë përsëri, priten në copa dhe përdoren.

Ngrohet gjalpi në një tenxhere, gatuhen 2 – 3 minuta në temperaturë mesatare, në zjarr të ngadaltë, qepa dhe hurdha derisa të zbutet qepa.

Ndërkohë nxehet deri në valim lëngu i pulës në një tenxhere tjetër.

Lëngun e valuar te supes e hedhim mbi qepën dhe i lemë të ziejnë.

Hidhen fidet dhe ulet nxehtësia, duke i lënë qe të ziejnë derisa të jenë bërë gati, duke i përzier herë pas here.

Ndërkohë fetat e bukës vendosen pranë njëra tjetrës në tavën e mbuluar me letrën e furrës.

Futen në furrë dhe lihen në opsionin grillë, derisa të marrin një faqe të kuqërremtë.

Pastaj kthehen dhe lyhen me përzierjen e gjalpit me mustardën, u hidhet sipër djathi gruyere dhe futen përsëri në furrë derisa të shkrihet djathi.


Fjalet kyqe : supa  supe  fidhe  spinaq  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Mjalti i paster sherus i mire per hemoroide  (majesilit)
Kumbulla të pjekura
Fole patatesh me kerpudha