
Sufle djathi
Kuzhint.comPerberesit 200 gr djathë kaçkavall të fortë, të grirë 2 lugë miell 3 lugë gjalpë 1 gotë uji krem 3 vezë (të ndara të bardhat nga të verdhat) pak kripë e piper Metoda Hapi 1 Në një enë të thellë nxehni gjalpin dhe hidhni pak e nga pak miellin, duke përzier vazhdimisht, derisa të marrë ngjyrë ari. Hapi 2 Shtoni kremin pasi ta keni ngrohur pak.
Në vazhdim shtoni te verdhat e vezëve dhe djathin.
Përzieni mirë derisa të dalë një masë homogjene. Hapi 3 Rrihni të bardhat e vezëve me mikser derisa të shkumëzohen.
Bashkojeni këtë masë me masën e mësipërme.
Zbrazeni të gjithë masën në një formë të lyer me gjalpë dhe piqeni në furrë të nxehtë në 100 gradë për gjysmë ore. Hapi 4 Servireni suflenë menjëherë pasi ta keni nxjerrë nga furra.
Fjalet kyqe : embelsira sufle djathi
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Perzieni uthullën e mollës me mjalte dhe pini atë çdo mëngjes

6 gjërat që nuk duhet t’ia thoni dikujt që agjëron
