
Speca turshi te pervluar nga tegatuajm
Kuzhint.comPergatitur nga tegatuajm.
Përbërsit:
10 kg. speca somborka,
1 hudhër,
1-2 tuba majdanoz,
250 gr. kripë,
300 gr. sheqer,
200 ml. uthull,
3 litra ujë,
1 lugë të mesme vinobran,
1 lugë të mesme konservans,
1 lugë të mesme piper i zi fara.
Përgatitja:
Së pari somborkave ja u largojm farat dhe i pastrojm mirë me ujë të bollshëm dhe i lojm të kullohen nga uji.
Hudhrën dhe majdanozin i grijm dhe i kriposim pak.
Në tenxhere qesim kripën, sheqerin, uthullën, koservansin, vinobranin dhe ujin.
E lojm të valoj masa.
I marim specat dhe i përvlojmë (për disa sekonda) kur i largojm nga uji i qesim në tepsi të kullohen pak mandej i rendisim në tegull një rend speca pak hudhër një rend majdanoz dhe kështu veprojm deri në fund.
Kur mbushen tegullat dhe rendisim mire specat mandej ja shtojm ujin e mbetur tegullave.
I mbyllim mirë me kapak dhe i lojm në një vend të errët dhe të ftohtë.
Hapen mbas 3 jave.
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Katrorë të shijshme me kremë

Recetë mrekullie për dhimbjet e kurrizit dhe variçet venoze
