Speca te mbushur (dollma) me mishe
Speca te mbushur (dollma) me mishe

Speca te mbushur (dollma) me mishe

Kuzhint.com

Per 6-8 persona

* Dy gota oriz,

* 150 gr mish te grire/copa tuli te vogla,

* 1 qepe te madhe,

* 3-4 luge gjelle vaj ulliri,

* Kripe dhe piper te zi, majdanoz,

* 1/2 luge gjelle vegeta,

*speca sipas nevojes.

Pregaditja:

Grijme qepen dhe e skuqim me vaj ne nje tigan te madh.

Pasi te jet zverdhur qepa hedhim mishin e skuqim deri sa te humbasi plotesisht ngjyren roze.

Hedhim orizin dhe vazhdojme ta perziejme per 10 min afersisht.

Hedhim 1luge caji paste domatesh.

Rigonin vegeten majdanozin kripen dhe piperin i perziejme mire dhe hedhim 2 gota uje te nxehte i mbulojme me kapak dhe ulim flaken Nderkohe pregatisi specat i lajm edhe u heqim bishtat dhe farat.

Kur te ket pire te gjithe ujin me nje luge mbushim secilen nga specat.

I rrjeshtojme ne tepsi nese tepron mbushje e hedhim mbi speca. marrim uje aq sa te mbuloje pak me shume se gjysma cdo spece.

I fusim ne furren e parangrohur me temp 200 grade.

Pas 20 min e kontrollojme taven nese specat jan pjekur nga njera ane i kthejme me pirun ne anen tjeter.

Tava eshte gati kur te jen skuqur specat nga te dy anet.


Fjalet kyqe : gjellera  speca  mbushur  dollma  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Maske per fytyre
Buka shëron lemzën ndërsa qepa marramendjen
Kuleqë me petë