
Speca të pjekur në kavanoz
Kuzhint.comPërgatitja për këtë recetë: 1 kg speca 100 g uthull 100 g vaj ulliri pak kripë hudhra sipas dëshirës Përgatitja: I lajme specat, i fshijmë mirë e i vëmë në tepsi të piqen në furrë.
Pasi piqen i vëmë në një qeskë plastike për rreth 1/2 orë.
U presim bishtat, i heqim lëkurën e i ndajmë në dysh për së gjati që t’u heqim farat. I kriposim e i lëmë afërsisht 1/2 orë.
Pastaj i vëmë në vazo qelqi në shtresa dhe vëmë dhe hudhra të grira.
Hedhim uthullën e vajin e i mbyllim mirë me kapak dhe e lëmë në vend të freskët e të errët ose në frigorifer. Kur e hapim vazon për t’i ngrenë i mbajmë në frigorifer derisa të mbarojnë.
Mund edhe t’i ziejmë në vend që t’i pjekim.
Mund të zëvëndësojmë hudhrën me rozmarinë.
Kur bëjmë më shumë se 1 kg do na duhen më tepër vazo.
Sipas deshirës, mund t’i hedhim dhe piper të zi kokërr.
Living. al
Fjalet kyqe : turshi speca pjekur kavanoz
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Toptha me karamel

11 hapa te thjeshte per te ulur kolesterolin e larte!
