Spageti me salcë bolonjeze
Spageti me salcë bolonjeze

Spageti me salcë bolonjeze

Kuzhint.com

Për 4 persona * 1/2 kg spageti e 2 kokë qepë * 250 gr mish i grirë * 1 lugë erëza të përziera * 1 lugë sheqer * 2 thelpinj hudhër * majdanoz * 200 ml ujë * 100 ml salcë domatesh * e vaj, kripë dhe piper i zi Përgatitja: Në tenxhere në zjarr me ujë me kripë dhe vaj i ziejmë spagetat.

Spagetat e ziera i derdhim në kullojsë dhe i shpëlajmë me ujë të ftohtë. E grijmë qepën dhe e skuqim në tiganin me vaj.

Pasi zbutet qepa, në tigan e shtojmë mishin e grirë.

Pasi skuqet mishi, në tigan e shtojmë hudhrën e grirë.

Hedhim erëza të përziera dhe majdanozin e grirë. Hedhim kripë dhe piper të zi.

E shtojmë salcën e domates dhe ujin.

Pastaj, e shtojmë edhe sheqerin. Spagetat e kulluara i vëmë në pjatë të thellë.

Sipër hedhim salcë bolonjeze.

Sipër hedhim parmezan.

Zbukurojmë me një degë majdanozi në mes të pjatës. Recet e marrur nga: gatojca. info


Fjalet kyqe : brumera  spageti  salce  bolonjeze  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kifle të ëmbëla
Ëmbëlsir me pudingë nga Bo Na
Makarona (pasta) me perime te ndryeshme