Simite  role  me djathë
Simite role me djathë

Simite role me djathë

Kuzhint.com

Përbëresit

600 gr. miell,

4 vezë,

1 lugë e vogël sheqer,

150 gr. margarinë,

1 katrorkë madhësie shkrepëse maja e freskët,

2 dcl qumësht,

1 lugë e vogël kripë,

200 gr. djath i fortë.

Udhëzime:

Maja ulet me pak qumësht, 1 lugë e vogël sheqer dhe pak miell.

Përzihet mirë dhe qëndron në vend të ngrohtë gjersa të vijë. 3 vezë dhe një e verdhë veze tunden.

Shtohet qumështi i vakët, kripa, maja e ardhur dhe mielli.

Pasi përzihet mirë dhe ngjeshet, brumi ndahet në 6 toptha.

Pesë petët hapen, lyhen me margarinë të shkrirë dhe vehen njëra mbi tjetrën, kurse mbi petën e gjashtë hidhet djathi i kaluar në rende ose i troshitur.

Pëtët e hapura mbështillen në role, priten në pjesë trashësie1, 5-2 cm. dhe palosen në tepsi të lyer me yndyrë të larguara njëra nga tjetra, në mënyrë që ato të piqen njëlloj nga të gjitha anët.

Pasi të vijë brumi 45 min. lyhen me të bardhë veze dhe tepsia futet në furrë të nxehtë me temperaturë 180 gradë C për t’u pjekur afro 30 min.


Fjalet kyqe : brumera  simite  role  djathe  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte Milka
Biskota me forma nga Bardha Hoxha
Erëzat ”Pluhurat Magjike” Të Kuzhinës