Si të shpëtojmë nga dhimbja e kokës?
Si të shpëtojmë nga dhimbja e kokës?

Si të shpëtojmë nga dhimbja e kokës?

Kuzhint.com

Gjithmonë gjejmë strehim te ilaçet e ndryshme, por duke i përdorur shpesh ato mund të krijojmë varësi. Prandaj ne kemi një listë me këshilla, të cilat janë mënyra natyrale për t’ju ndihmuar me dhimbjen e kokës.

Hidhini një sy!

Të ftohta apo te ngrohta, kompresat janë një ndihmë e madhe në dhimbjen e kokës. Kur dhimbja është pulsuese, vendosni mbi ballë një pecetë të njomë me ujë të akullt, ose një qese me perime të ngrira të mbështjellë gjithashtu me një pecetë. E ftohta i shtrëngon enët e gjakut, të cilat duke u mbledhur nuk prekin receptorët e ndjeshmërisë.

Kjo teknikë mund të përdoret edhe për t’a paraprirë dhimbjen e kokës, kur e ndjeni se furtuna po afrohet. Mund edhe të fusni këmbët në një kovë me ujë shumë të nxehtë dhe njëkohësisht të vendosni një kompresë me akull në pjesën e pasme të qafës tuaj.

Kjo metodë e tërheq gjakun nga koka te këmbët dhe reduktimi i dhimbjes ndodh gjatë proçesit.

Masazhi që njohim të gjithë është ai i tëmthave, i cili bëhet në mënyrë rrethore dhe ndihmon për të rritur qarkullimin e gjakut dhe për të ulur tensionin.

Një tjetër masazh bëhet gjithashtu në mënyrë rrethore por kësaj rradhe do të zbresim nga tëmthat në pjesën mes gishtit të madh dhe atij tregues.

Kjo zonë përkon me pjesën e kokës ku fillojnë dhimbjet.

Duhet masazhuar disa minuta njëra dorë, pastaj duhet kaluar te tjetra duke ndjekur të njejtën taktikë.

Vajrat aromatike

Vajrat aromatikë me aroma të ndryshme (sidomos livando dhe mentja) ju ndihmojnë të qetësoheni, të largoni stresin apo të çlironi tensionin.

Hidhni disa pika vaj mbi ballë, masazhojini lehtë dhe nëse mundeni, shtrihuni në një ambjent të freskët, të qetë dhe pa shumë dritë.

Për një zgjidhje më të shpejtë, merrni 2 qese me çaj menteje, lagini dhe shtrydhini nga uji i tepërt.

Më pas vendosini mbi ballë apo mbi qepallat e syve dhe mbajini për rreth 5 minuta.


Fjalet kyqe : keshilla  shpetojme  dhimbja  kokes  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Torte me banane dhe kokos
Dieta me patate dhe jogurt
Sallatë me karkaleca