
Si të gatuaani ballokume
Kuzhint.comPërbërsit e recetës :
1 kg miell misri, 500 g gjalpë i freskët, 8 kokrra vezë, ak finjë zjarri (uji i kulluar nga hiri), 500 gr sheqerPregaditja e recetës :
Përbërësit:
------------------------------
1 kg miell misri
500 g gjalpë i freskët
8 kokrra vezë
Pak finjë zjarri (uji i kulluar nga hiri)
500 gr sheqer
---------------------------------
Përgatitja:
-----------------------------
Të gjitha asortimentet përzgjidhen në kushte natyrale.
Gjalpi i freskët tretet dhe vendoset në enën e ballokumes.
Mbi gjalpë hidhet pak e nga pak sheqer dhe të dyja rrihen gjatë nga një lugë druri.
Me pas hidhen vezët një e nga një ndërkohë që rrahja me lugë vazhdon.
Pastaj e ka radhën hedhja e miellit të misrit.
Mielli i misrit hidhet me ngadalë dhe përzihet vazhdimisht me lugën e drunjtë.
Në masën e formuar hidhet pak finjë zjarri.
Rrahja duhet të bëhet me dore.
Brumi i formuar nga kjo përzierje merret më lugë druri dhe vendoset ne topa ne tepsi dhe futet në furrë.
Piqet dhe shërbehet në formën ee biskotave
Fjalet kyqe : embelsira gatuajme ballokume
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Supe me perime te stines

Embelsire me kungulle nga Kaltrina Berisha
