
Si të dallojmë peshkun e freskët?
Kuzhint.comJa ç’duhet të kemi parasysh për të dalluar peshkun e freskët...
Peshku është një nga produktet më të konsumuara në stinën e verës.
Një pjatë e lehtë e me vlera të larta të jodit dhe vitaminës Omega 3.
Por jo të gjithë kanë fatin të jetojnë pranë detit e ta konsumojnë atë të freskët.
Duhet bërë kujdes në treg kur zgjedhim produkte të cilave, vetëm që të mbërrijnë në banak, u është dashur të bëjnë orë të tëra rrugë.
Ja ç’duhet të kemi parasysh për të dalluar peshkun e freskët...
BARKU: nuk duhet të ketë njolla, të çfarëdolloj ngjyre qofshin.
Duhet të jetë i butë dhe jo shumë i fryrë.
ANUSI: duhet të jetë krejtësisht i mbyllur.
VELËZAT: duhet të jenë në ngjyrë të kuqe (jo të zezë), të kenë shkëlqim e pak lagështi.
Kujdes nëse bien erë të keqe.
MISHI: duhet të jetë kompakt dhe i fortë.
TRUPI: duhet të jetë i ashpër dhe kompakt.
SYTË: duhet të kenë shkëlqim dhe të mos jenë të zhytura në zgavra.
AROMA: e peshkut të freskët s’është kurrë e fortë; maksimumi ndihet një aromë e lehtë, për shkak të ujit të detit apo algave.
LËKURA: duhet të jetë e tendosur, e lagësht, jo e shkëputur nga mishi dhe në mënyrë absolute jo e rrudhosur.
Fjalet kyqe : keshilla dallojme peshkun fresket
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Torte me krem dhe qokollad

Sallata caprese
