
Si përgaditet fondani në kushte të shtëpisë?
Kuzhint.comPërbërsit: - 10 gr xhelatinë pluhur, - 60 ml ujë i ngrohët, - 100 gr margarinë, - 100 gr mjaltë, - 1. 5 kg sheqer pluhur, - Ngjyra sipas dëshirës. Përgaditja: Së pari, marim xhelatinën dhe e vëm në një filxhan së bashku me 60 ml ujë të ngrohët që të shkrihet për 10 min.
E marrim një tenxhere, në të vëm 100 gr me margarine, 100 gram me mjalt, që të shkrihen, dhe e vëm në zjarrë në temperaturë të ulët duke e përzier vazhdimisht.
Kur xhelatina të jetë gati e shtojmë te margarina dhe mjalta e shkrier dhe vazhdojmë ta përziejm mirë në mënyrë që mos të na krijohën kokrriza nga xhelatina në mjalt/margarinë.
Kur masa të jetë përzier mirë, shtojm ngjyrën të cilën duam, dhe vazhdojm me përzierjen, për ti shtuar masës edhe sheqerin pluhur.
E heqim tenxherën nga zjarri dhe anash fillojm ta punojm brumin si fillim duke e përzier me lugë, dhe më pas mëqe brumi fillon të trashet e shtrojm në tavolinë dhe e ngjeshim vazhdimisht për 20-30 min, deri atëher kur brumi ndahet leht nga duart.
Kur brumi të jetë gati, e mbështjellim mirë me folje najloni dhe e fusim në frigorifer në temp 5 *C, për të qëndruar për 2-3 orë para përdorimit.
Kur vendosim për ta përdorur, e shtrojm në tavolinë të përmillur me sheqer pluhur dhe e hollojm në trashësi 3 mm, dhe me ndihmën e t’holluesit, e vëm sipër tortës fondanin.
Fjalet kyqe : embelsira pergaditet fondani kushte shtepise
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Tave me kofsh pule dhe oriz bere nga Era Rexhepi

Ëmbelsirë me shllagë dhe mak
