
Si bëhet keku
Kuzhint.comPërbërësit:
- 1 filxhan caji gjalp (200 gramë)
- 1 filxhan caji sheqer
- 3 kokrra vezë
- 3 lugë gjelle niseshte
- 4 luge mielle
- 1 lugë kafe sodë buke
- 3 lugë gjelle arra ose bajame të pjekura të shtypura
- 1 lugë gjelle sheqer pluhur
- Aromës sipas dëshirës (vanilje, lëkurë limoni, portokalli)
Pergaditja;
Rrihen vezët me sheqerin derisa sheqeri të mos jetë më kokërr dhe të bëhët një masë e qëndrueshme.
Rrihni mënjanë gjalpin derisa të bëhet krem, shtoni niseshte, arrat ose bajamet, dhe teksa e përzjeni shtoni miellin e përzjerë më parë sodë, dhe më pas vezët e rrahura.
Hidhni në një enë të lyer me yndyre, brumin dhe piqeni në furrë të ngrohur më parë në 190-200 gradë Celsius.
Pasi të jetë pjekur nxirret nga forma dhe pudroset me sheqer pluhur ose arra e bajame sipas dëshirës.
Fjalet kyqe : embelsira behet keku
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Tortë me arra

Kepurdha te mbushura si dhe patate ne furrë
