Shurupet nga bimët mjekësore
Shurupet nga bimët mjekësore

Shurupet nga bimët mjekësore

Kuzhint.com

A keni bërë ndonjëherë shurup e nga bimët mjekësore? Me to mund t’i zgjidhni edhe shumë probleme shëndetësore, ndërsa i bëni për vetëm disa hapa të thjeshtë. Shurupi i bërë në këtë mënyrë është i mirë për sistemin e frymëmarrjes, veçanërisht nëse e bëni nga trumza.

Ekzistojnë dy metoda të përpunimit: e ftohtë dhe e nxehtë. Ndoshta do të befasoheni që për prodhimin e kësaj pije-tretje përdoret uthulla e mollës, por kjo e ka kuptimin e vet.

Tretjet zakonisht bëhen me alkool, por për ta shmangur këtë metodë, si për shkak të kostos ashtu edhe për shkak të alkoolit, disa njerëz e bëjnë tretjen apo tinkturën me uthull, transmeton Koha. net.

Ato janë më të dobëta se tretjet alkoolike dhe përdoren në sasi pak më të mëdha, nuk mund t’i thithin efektet e dobishme të bimëve ashtu si alkooli, por nxjerrja e mineraleve dhe e vitaminave është më e shpejtë. Metoda e përpunimit të ftohtë Mbusheni një kavanoz të vogël në gjysmë (apo tre të katërtat e kavanozit) me bimë (të thata apo të freskëta), dhe hidhni mjaltë (1/3 e kavanozit) pastaj shtoni uthull (2/3 e kavanozit) - dhe në qoftë se ju pengon uthulla, këtë shurup mund ta bëni ashtu që mjaltën dhe uthullën e shtoni nga gjysmë kavanozi. Të gjithë këtë e përzieni mirë dhe e lini të mbuluar.

Përziejeni masën çdo ditë dhe në këtë mënyrë vazhdoni dy javë.

Pasi që të thahen bimët, vendoseni shurupin në kavanoza dhe ruajeni në një vend të freskët ose në frigorifer. Metoda e përpunimit të nxehtë Kjo është më e shpejtë se sa e para.

Përzieni bimët dhe uthullën dhe lëreni të ziejnë në furrë për 10 deri në 20 minuta, kullojeni dhe shtoni mjaltë në masën e cila është ende e nxehtë.

Dhe kjo është e gjitha.

Shurupin vendoseni në frigorifer. Kombinim i shkëlqyer kundër ftohjes janë rozmarina dhe sherbela.

Merrni nga një grusht rozmarinë dhe gjethe të sherbelës, 1/3 kavanoz mjaltë dhe 2/3 me uthull molle.

Bëni shurupin me metodën e ftohtë, transmeton Koha. net.

Sapo të mendoni që do të ftoheni apo tashmë keni simptomat e ftohjes, merrni 1 lugë nga ky shurup në ditë. (Mos harroni që për uthullën duhet të përdorni kapakë nga plastika në vend të atyre nga metali). Në qoftë se nuk jeni të sigurt se cilat bimët t’i përdorni, ja disa sugjerime: Rozmarina është e mirë për qarkullim të dobët, tretje dhe nerva. (Shmangeni gjatë shtatzënisë). Sherbela ka ndikim antibakterial dhe antiviral, por nuk është e rekomanduar për gratë shtatzëna dhe nënat që japin gji. Trumza është e shkëlqyer për problemet me organet e frymëmarrjes, kollën, bronkitin, ... efekte të ngjashme ka edhe rigoni. Shurupi shumë efektiv për ftohjet dhe gripin bëhet duke kombinuar xhenxhefilin, hudhrën dhe qepën (të grirë imët). Para se t’i përdorni këto shurupe, më së miri është që paraprakisht të konsultoheni me mjekun. Marrur nga : KOHA. net


Fjalet kyqe : keshilla  shurupet  bimet  mjekesore  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Një salcë që lufton migrenën
Krem pastiqerie (pudingë) per femije
Torte me puding