
Shtrudel me spinaqë dhe karrota
Kuzhint.comPërbërësit për 8 persona:
1 ose 2 peta byreku,
450 gr. spinaq,
400 gr. karota,
50 gr. djathë kaçkavall 2 thelpinj hudhre,
1 tufë majdanoz,
60 gr. pistakë (fistekë),
50 gr. rrush i thatë,
2 lugë gjelle vaj ulliri,
40 gr. gjalpë,
1e kuqe veze,
Prisni karotat në forma rrethore.
I skuqni me gjysmën e hudhrës; shtoni në te majdanozin dhe i hidhni kripe e piper.
E shtroni këtë masë në petën e byrekut.
Pastroni me kujdes spinaqin; e shtrydhni; e prisni në copa të trasha dhe e skuqni me pjesën tjetër të hudhrës.
Pasi të shtoni kripe dhe piper e hiqni nga zjarri.
Menjëherë më pas hidhni rrushin e thate, pistakët (fistekët) dhe djathin kaçkavall.
E përzieni mirë këtë masë dhe e shtroni në petën e byrekut, mbi shtresën me karota që hodhët më parë. (Shpërndani copat e djathit nëpër të gjithë petën, me qëllim që të mos ketë vetëm në një vend).
E vendosni ‘strudelin’ në një tepsi të lyer me gjalpë dhe përsipër e lyeni me të kuqtë e vezës, të cilën e keni rrahur më parë me pak ujë.
E piqni ushqimin për 45-50 minuta.
Kur të jetë
Gati, sipas preferencave e servoni të ftohtë ose të ngrohtë.
Fjalet kyqe : gjellera strudel spinaq karrota
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Torte e shpejt me puding

A ekziston receta për lumturi?
