
Shpageta me karkaleca dhe speca djegës
Kuzhint.comPërbërsit e recetës :
300 gr linguini, 200 gr bizele dhe Kripë, 4 lugë gjelle vaj ulliri, 2 thelpinj hudhër të grirë, 100 ml verë e bardhë, 1 spec djegës i madh i grirë hollë, 25 karkaleca të mëdhenj të pastruar, 12 domate të vogla të prera në gjysëm, 2 lugë gjelle borzilok i grirëPregaditja e recetës :
Ziejmë linguinit sipas udhëzimeve të amballazhit në ujë me kripë.
Dy minuta para se të jenë gati linguinit shtojmë dhe bizelet.
Ndërkohë nxehim vajin në një tigan.
Skuqim në të karkalecat bashkë me hudhrat dhe specin djegës për rreth dy minuta në zjarr të mesëm.
Shtojmë domatet dhe vazhdojmë të skuqim për 2 minuta të tjera.
Shuajmë me verë të bardhë dhe e lëmë të reduktohet.
Kullojmë linguinit dhe i hedhim në tigan bashkë me bizelet, borzilokun dhe pak nga uji ku zienë.
Përziejmë në zjarr të fortë deri sa salca të ketë viskozitetin e dëshiruar.
Rregullojmë shijen për kripë po të jetë nevoja dhe shërbejmë menjëherë.
Fjalet kyqe : gjellera linguini karkaleca spec djeges
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Si të jeni të shëndetshëm edhe gjatë vjeshtës

File pule me perime
