
Sheqerpare
Kuzhint.comPerbersi për 30 copë:
– Miell 1 kg,
– Gjalpë të tretur ose Vital 600 gr,
– Sheqer 350-400 gr,
– Vezë 8 të verdha,
– Sodë 3 gr,
Për shurupin:
– Sheqer 1250 gr,
– Ujë 850 gr,
– Pak vanilje,
– Arra 75 gr,
Përgatja;
Përgatitet brumi i shkrifët duke rrahur gjalpin me sheqerin, shtojmë pjesë –pjesë të verdha e vezëve duke i punuar vazhdimisht, shtojmë miellin të përzier me sodën e bukës.
Zihet brumi duke e punuar me kujdes për të mos e bërë elastik.
Brumi i përgatitur bëhet në formë kulaçi të rrumbullakët, shtypet në trashësi 7-8 mm dhe i vendosim në mes të çdo cope një ose gjysmë thelbi arrë.
Vendoseni në tepsi të thata të pa lyera me yndyrë.
Piqen në temperaturën 230 gradë Celsius për 25-30 min.
Pasi dalin nga pjekja, duke qenë të ngrohta spërkaten me shurup të ftohtë, i cili duhet të jetë i aromatizuar me vanilje.
Ju beft mire!
Fjalet kyqe : embelsira sheqerpare
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

KONSUMI I PËRDITSHËM I MISHIT TË KUQ MUND TË SHKAKTOJË…

Ëmbelsirë me bajame(badema)
