
Sheqerpare në formë trëndafili
Kuzhint.comPërbërsit e recetës :
1 kg gjalpë të zbutur, 1 kg miell, 6 të verdha vezësh dhe 1 te plot, 1 lugë çaji dhe sodë buke, arra të grimcuara, 15 kg sheqer dhe 750 ml ujePregaditja e recetës :
Përzihet me dorë brumi duke i shtuar perbersit e lengshem një nga një
Pasi të bëhet masë e njëllojtë, hidhet mielli i përzier me sodë dhe përzihet mirë
Brumi futet në frigorifer për 2-3 orë ose tërë natën
Brumi hollohet me tollojs dhe me anë të gotës nxirren nga kater rrumbullakë, të cilët e mbulojnë deri në gjysmë njëri -tjetrin, pastaj ndahen përgjysmë, dhe mbështillen trëndafilat pastaj ia vendosim nga nje arre apo rrushe ne mes
Sheqeri në tenxhere duhet të mbulohet me ujë për dy gishta
Hidhet 1/2 limon i prerë në flegra
Pasi të vlojë dhe të trashet sikurse sherbeti i bakllavasë, largohet nga zjarri, i shtohet 1 filxhan i kafes ujë i ftohtë dhe sheqerparja e ftohur përvëlohet me sherbet të nxehtë
Mbulohet me tepsi ose letër plastmasë gjersa ta pijë sherbetin
Foto e gatimit nga Bekim Zogaj
Fjalet kyqe : embelsira sheqerpare forme trendafili
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Torte me krem banane

Sheqerpare në formë trëndafili
