Sallate me Patate
Sallate me Patate

Sallate me Patate

Kuzhint.com

Perberesit per 4-5 persona: patate 1 kg, vaj 4-5 lugë gjelle, uthull 3 lugë, qepë 1 kokërr e madhe, kripë, piper i zi, pak majdanoz. Gatimi: Për këtë sallatë zakonisht përdoren patate të vogla, të cilat bëjnë shumë firo në qoftë se qërohen të paziera.

Prandaj ato lahen dhe zihen të paqëruara në ujë të vluar me kripë për 20-25 minuta. Pasi të jenë zier kullohen dhe shpëlahen me ujë të ftohtë që t’u hiqet më lehtë lëkura (duhet të qërohen të nxehta që të pastrohen më shpejt dhe të bëjnë më pak firo). Patatet e qëruara priten në formë rrethi dhe vendosen bukur në pjatë.

Këtyre u hidhet qepë e grirë në formë gjysmërrethi, kripë, piper i zi, vaj e uthull dhe në fund majdanoz i grirë hollë. - See more at: http://www. qysh. me/receta/qysh-me-pregadite-sallate-me-patate/#sthash. pJ2VLlq7. dpuf


Fjalet kyqe : sallata  sallate  patate  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Revani me rrush
Krem pastiqerie (pudingë) per femije
Dobësohuni pa ulur kaloritë, hani çdo 12 orë pa dietë specifike