Sallatë e freskët mixse
Sallatë e freskët mixse

Sallatë e freskët mixse

Kuzhint.com

Përbërësit

5 lugë supe uthull të venës së kuqe,

3 lugë supe vaj të farave të rrushit,

1/3 e gotës majdanoz të freskët të copëtuar,

2 limon të athët (lime) të shtrydhur,

1 lugë caji sheqer të bardhë,

3/4 lugë caji kripë,

2 thelba hudhër të shtypur,

500 gram bathë soje të gjelbër, të ngrira dhe të qëruara,

3 gota kokëra misri të ngrirë,

1 gotë domate qershi (cherry tomato) të ndara në katër pjesë pint,

4 qepë të gjelbërta të prera hollë,

1 kanace fasule të zezë, të shpërlarë dhe të tharë.

Metoda e pregatitjes:

Në një enë të madhe për servim, tundi së bashku uthullën e e verës së kuqe, vajin e farave të rrushit majdanozin, lëngun e limonit të athët, kripën dhe hudhrën.

Vendosi anash.

Vendose një tengjere të madhe me ujë të kripur, për të vluar.

Shtoji batët e sojës të ziejnë për 3 minuta.

Shtoje edhe misërin në ujin e bluar dhe vazhdo zierjen edhe për një minutë.

Duhen të thahen shumë mirë dhe dhe derdhi në enën ku është gati masa e bërë.

Me fines të përzihen edhe domatet ‘qershi’ qepët e gjelbërta dhe fasulja e zezë.

Mbuloje dhe futi në frigorifer për rreth 2 orë para se ta servoni.


Fjalet kyqe : sallata  sallate  mikse  fresket  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kube te bardha
Sodanik
Speca te ferguar me gjizë