Sallat me mandarina
Sallat me mandarina

Sallat me mandarina

Kuzhint.com

Përbërsit e recetës :

6 mandarina, 3 avokado, 120gr salmon i tymosur, rukola ose lakerishte (mund të përdorni edhe sallate jeshile), piper të zi të sapo bluar, lëngun e 1 limoni, vaj ulliri

Pregaditja e recetës :

Për të përgatitur këtë sallatë veprojmë në këtë mënyrë: I qërojmë mandarinat dhe i presim horizontalisht në tre pjesë.

Ndajmë përgjysmë avokadot, i heqim bërthamën e brendshme, i qërojmë dhe i presim në feta.

Në pjatën ku do të servirim sallatën, shtrojmë fillimisht rukolën dhe vendosim në mënyre jo të rregullt mandarinat dhe avokadot.

Në mes të tyre vendosim salmonin e tymosur të prerë në shirita.

E spërkasim të gjithë sallatën me lëng limoni të sapo shtrydhur, vaj ulliri dhe piper të zi të sapo bluar.


Fjalet kyqe : sallata  sallat  mandarina  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Biskota me gjem kajsie
Paçë me peta të bakllavës
Njeriu me i vjeter ne botë dhe sekretet e saj