Sallam çokollate
Sallam çokollate

Sallam çokollate

Kuzhint.com

Përbërësit për këtë ëmbëlsirë të thjeshtë:

150 g sheqer

3 të verdha veze

80 g gjalpë

4 lugë kakao e hidhur

200 g biskota “digestive”

Përgatitja:

Hedhim në gotën e mikserit sheqerin, të verdhat e vezëve, gjalpin e shkrirë e kakaon dhe i përziejmë.

Shtojmë biskotat dhe vazhdojmë përzierjen derisa të bëhet brumë i ngjeshur, ku biskotat të mos humbasin fare, por vetëm të jenë grirë trashë.

Hedhim brumin mbi tryezë për t’i dhënë formën e sallamit.

E mbështjellim me letër varaku dhe e lëmë në frigorifer të paktën një natë. /living. al/


Fjalet kyqe : embelsira  sallam  qokollate  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Vetitë mbrojtëse të farave të rrushit
ÇFARË KURE DUHET TË NDIQNI PËR KËMBËT E ENJTURA?
Qaji qe sheron ftohjet dhe dhimbjen e fytit!