Rrepa e kuqe turshi
Kuzhint.comRrepa e kuqe turshi kanë një shije majhoshe sepse ëmbëlsia e tyre lidhet bukur me thartësinë e uthullës.
Të përgatitura në këtë mënyrë kemi një pjatë të shijshme që shkon shumë me pjatanca djathrash o sallamrash të ndryshëm.
Përbërësit për Rrepa turshi
3 rrepa të kuqe pak rozmarinë 2 qepë të njoma 2 lugë gjelle vaj ulliri Përbërësit për lëngun e
kripur 1 qepë e kuqe 1 lugë kafeje me kripë 100 ml uthull të kuqe 60 gr sheqer 120 ml ujë
Përgatitja;
Pasi kemi qëruar e larë rrepat i vendosim mbi një letër alumini.
Sipër i hedhim rozmarinë, qepët të plota siç janë dhe vaj ulliri.
Mbyllim letrën e aluminit si karamele dhe e vendosim në furrë të nxehtë 200 gradC.
I pjekim përreth 30 minuta.
Më pas i nxjerrim nga furri dhe i lemë të ftohen.
Pasi janë ftohur i presim në feta me një trashësi rreth 1-2cm.
Presim dhe qepën e kuqe në feta.
Vendosim në një vazo qelqi ( rreth 250 gr) një fetë rrepe dhe një fetë qepe, vazhdojmë kështu
duke i alternuar derisa të mbarojnë përbërësit.
Në një tenxhere hedhim ujin, uthullën, kripën e sheqerin dhe i ziejmë.
Hedhim lëngun e nxehtë në vazo mbi rrepat.
Mbyllim vazon me kapak dhe e lemë të pushojë nga 3 deri në 6 ditë përpara se ti shërbejmë.
Servirim rrepa turshi siç janë me pak vaj ulliri sipër ose i përziejmë me sallata të ndryshme.