
Rollad Me Banane
Kuzhint.comPërbërësit:
2 luge uje te vale
150 gr sheqer pluhur
60 gr miell
50 gr arra te bluara
Nje pako sheqer vanilje
400 ml qumesht
250 gr margarine
1 puding vanile
150 gr sheqer pluhur
2-3 luge qokollate e grimcuar
Për dekorim:
2 kese shllag
3 luge eurokrem
3 luge arra te bluara
Përgatitja:
Te kuqet e vezeve e perzieni me 75 gr sheqer pluhur derisa te zbardhet masa.
Te bardhat tunden veqmas me 75 gr sheqer derisa te fitohet nje shkume e forte.
Ne masen me te kuqet e vezeve e qitni ujin e vale dhe e perzieni dhe ngadale e shtoni miellin e perzier me arrat e bluara dhe sheqerin e vaniljes dhe pastaj ne kete mase shtohet edhe shkuma e fituar nga te bardhat e vezes dhe perzihet ngadale me luge qe te mos bie vellimi.
Kjo mase qitet ne tepsi te permillur dhe piqet ne temp 180 grade per 20 minuta.
Pandispanjen e pjekur e largojme nga tepsia dhe e pluhurosim me sheqer dhe e mbeshtjellim me lecke kuzhine ne forme rollate dhe e leme te qendroi qe te marr formen e rollates.
Filli pergaditet duke zier nje puding me 400 ml qumesht dhe lihet te ftohet ne temp. dhome dhe qe te mos e formoj shtres ne siperfaqe i qesim sheqer persiper dhe e marim margarine dhe e tundim me sheqerin pluhur derisa te formohet nje mase homogjene dhe e bashkojme me pudingun e zier dhe i qesim qokollaten e grimcuar dhe kete mase e leme ne frigorifer per 30 minuta dhe pastaj e shtrijme pandispanjen dhe e lyejme ne krejt siperfaqendhe ne mes i vendosim bananet dhe e mbeshtjellim ne forme rollate dhe e lyejm me shllag dhe pastaj i qesim arrat e bluara dhe e shkrijme eurokremin dhe e zbukurojme edhe me te.
Keshtu e leme te ftohet per disa ore dhe e sherbejme te prere ne rriska.
Ju befte mire.
Fjalet kyqe : embelsira rollad banane
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Buke panda

Tullumba
