
Role pule
Kuzhint.comPër 4 persona nevojiten: 4 fileto gjoksi pule � kg spinaq i freskët 4 lugë gjelle gjizë 1 domate e grirë në rende 1 spec i gjelbër � lugë gjelle kopër e prerë hollë 2 lugë gjelle vaj ulliri 2 lugë gjelle salcë me pesto të gatshme pak kripë e piper
Përgatitja: Në një tas të madh përziejmë të gjitha lëndët e nevojshme për mbushjen, d. m. th djathin, specin, domaten, 15 gjethe spinaq, vajin, kripën e piperin.
Rrahim pak filetot që të hollohen e të piqen në mënyrë homogjene.
I mbushim me masën e përgatitur dhe i palosim me kujdes në formë roleje, duke mbyllur anët me 2-3 kruajtëse dhëmbësh.
I vendosim në një tepsi dhe i spërkatim me pak vaj.
I pjekim për rreth 1 orë në zjarr mesatar.
Pasi të jenë gati, i servirim me salcën me pesto dhe 1-2 lugë oriz ose 1 fetë buke dhe gjethet e mbetura të spinaqit të bëra sallatë. living. al
Fjalet kyqe : gjellera role pule dietike lexoni shume living
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Kofsh pule me patate

Ja heronjtë e rritjes së shijes
