
Role me krepa dhe banane
Kuzhint.comPërbërësit 2 vezë 1 gotë uji qumësht 1 filxhan çaji vaj 1 lugë gjelle kakao (mbushur plot) 3 banane 1 filxhan çaji arra të shtypura 1 filxhan çaji mjaltë Miell Përgatitja Hapi 1 Në një tas të thellë përziejmë vezët, qumështin, vajin dhe kakaon me tel përzierës. Hapi 2 Shtojmë nga pak miell dhe vazhdojmë ta përziejmë derisa të trashet paksa. Hapi 3 Vendosim në zjarr të mesëm një tigan të sheshtë tefloni.
Nga harxhi i përgatitur hedhim mbi tigan shtresa të holla dhe pasi piqen i vendosim veçmas që të ftohen. Hapi 4 Pasi krepat të jenë gati vazhdojmë me përgatitjen e rulove.
I marrim krepat një nga një dhe në fillim i lyejmë me mjaltë.
Pastaj i hedhim një shtresë të hollë me arra të thërmuara.
Vendosim mbi krepën një banane të plotë (të zhveshur) dhe e mbështjellim në formë ruloje. Hapi 5 Rulotë e formuara i prejmë me kujdes në trashësinë e dëshiruar dhe i vendosim në pjatën ku do serviren.
Mund t'i hedhim sipër arra të thërmuara.
Fjalet kyqe : embelsira role krepa banane
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Salmon me salate orizi asiatike

Njohuri mbi vajin e ricinusit dhe vetit e tij te mira!
