
Roladë me çokollatë
Kuzhint.comPërbërësit:
8 lugë sheqer,
6 lugë arra të bluara,
5 lugë miellë,
lëvore limoni,
100 gr çokollatë,
4 dcl ajkë qumështi (Hopla),
Udhëzimet:
Tunden vezët me sheqer.
Shtohen arrat dhe mielli me lëvore limoni.
Masa përzihet me lugë.
Kësaj i shtohet çokollata e shkrirë e ftohur dhe përzihet gjersa të bëhet masë e njëllojtë.
Derdhet në tepsi katrore shporeti të shtruar me letër të yndyrshme.
Futet në furrë të nxehtë me temperature 200grad që të piqet për afro 10-12 min.
Korja e pandispanjës përmbyset në pecetë të lagur, i largohet letra.
Në ndërkohë tundet ajka.
Pasi të ftohet pak korja, lyhet me dy lugë xhem të holluar me dy lugë ujë të nxehtë, pastaj me masen e pjesës së ajkës.
Mbështillet me kujdes në roladë.
Me pjesën e ajkës së mbetur lyhet mbi dhe anash.
Pasi të ftohet mire pritet në rrathë.
Fjalet kyqe : embelsira rolade qokollate
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Torte bingo

Parandaloni sëmundjet me luleshtrydhe
