Rizoto Primavera
Rizoto Primavera

Rizoto Primavera

Kuzhint.com

Kjo rizoto është një recetë perfekte për stinën e pranverës kur dalin zarzavate të stinës.

Sigurisht ju mund ti ndërroni perimet nga rizoto në recetën tonë duke shtuar zarzavate të tjera sipas dëshirës, të stinës së pranverës.

Vetëm mos harroni ti prisni zarzavatet në copa të vogla.

Për 4-6 persona;

  • 6 lugë gjelle gjalp, 2 lugë hiqini vecmas për në fund
  • 1/4 (cerek) gotë me qepë të grirë
  • 1 thelb të madh hurdhe
  • 2 gota oriz
  • � gotë verë e bardhë
  • 6 gota supë zaravatesh ose lëng zarzavatesh
  • 1 gotë bizele të freskëta
  • Pak shparg të prerë në copa shumë të vogla
  • Pak kungull të njomë I prerë në zarë të vegjël
  • 1/2( gjysëm) gotë me majdanoz të grirë hollë fare të fresket ose erza tjera sipas dëshirës
  • 1/2 (gjysëm) gotë djath parmixhan I sgarës
  • 6 argjinare të vogla ose të mesme, të pastruara dhe të prera hollshëm

Pergaditja;

Ngrohni në një tigan 4 lugë gjelle me gjalp në një tigan të thellë.

Shtoni qepët derisa të marrin ngjyrë.

Shtoni argjinaret e prera dhe skuqini për një minutë.

Me pas shtoni hurdhat dhe skuqini akoma.

Shtoni orizin dhe përjejini derisa të mbulohet mirë me gjalp.

Filloni të shtoni verën, dhe përzjejeni pa ndalim në zjarr të mesëm derisa të përthithet mirë.

Filloni të shtoni gjysmë gotë me lëngun e zarzavateve duke e përzjerë derisa t’a përthithë komplet.

Vazhdoni në këtë mënyrë duke shtuar garuzhde me lëng të nxehtë zarzavatesh.

Rreth 10 minuta pasi është vënë tigani në zjarr shtoni shpargun, bizelet dhe kungujt dhe lërini në zjarr të gjitha bashkë për rreth 15-20 minuta ose derisa të jetë gati orizi, por që të mos jetë shume I butë në gojë.

Hiqeni nga zjarri, dhe shtojini gjalpin e mbetur, majdanoz dhe djath parmixhan.

Servireni duke ofruar dhe djath shtesë sipas dëshirës.


Fjalet kyqe : gjellera  rizoto  primavera  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Sheqerpare me festek
Njollat kafe në fytyrë dhe pastrimi perfekt i tyre
Proja me djathë grek