REVANI me GRIZ
REVANI me GRIZ

REVANI me GRIZ

Kuzhint.com

Përbërësit: 10 vezë të freskëta fshati 10 lugë sheqer 5 lugë miell 5 lug griz 1 peciv Përbërësit për sherbetin: 1 kg sheqer 5 gota ujë, 1 qeskë sheqer vanilje 4 rrathë të hollë limoni. Sherbeti pasi të fillojë të vlojë, vazhdon zierjen edhe pesë min. në zjarr të ulët Përgatitja: Tunden të bardhat e vezëve me sheqer gjersa të krijohet një shkumë e qëndrueshme dhe të shtojnë vëllimin.

Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke i tundur vazhdimisht.

Hidhet mielli i przier me griz dhe peciv nga nje lugë duke e përzier me tel kuzhine nga lartë-poshtë që të mos ulet brumi.

Masa derdhet në tepsi të lyer me yndyrë e të përmillur.

Tepsia mbushet në � e lartësisë, pasi që gjatë pjekjes brumi rritë vëllimin.

Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 180 gradë C për t’u pjekur.

Gjatë pjekjes furra nuk hapet.

Pasi të ftohet pritet ne katror dhe pastaj i hidhet sherbeti i vakët.

Dekorohet me fistek te bluar. Ju beft mire! -


Fjalet kyqe : embelsira  revani  griz  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Te vjellat dhe era e keqe e gojes
Torte ruse
Ushqimet që kthejnë humorin perfekt!