Recetë shtëpiake kundër dhimbjes së fytit
Recetë shtëpiake kundër dhimbjes së fytit

Recetë shtëpiake kundër dhimbjes së fytit

Kuzhint.com

Dhimbja e fytit është një problem i zakonshëm për pjesën më të madhe të popullatës gjatë muajve të ftohtë të vitit.

Derisa në tregun farmaceutik ka një varg produktesh për të lehtësuar këtë problem, po thuajse të gjitha ato përmbajnë aditivë.

Edhe pse kanë qëllim rritjen e qëndrueshmërisë së produktit, këto lëndë shtesë mund të kenë edhe efekte anësore.

Për të shmangur këto efekte anësore, që ndryshojnë që nga alergjia e deri te helmimi, provoni të lehtësoni mundimet duke krijuar preparatet tuaja shtëpiake.

Një recetë të tillë Mjeku.

Net ua sjell në vazhdim.

Përbërësit:

Një çerek gote uji të pastër,

Një çerek gote lëng limoni shtrydheni vetë limonin, në vend se të përdorni lëng të paketuar pasi edh ato përmbajnë aditivë,

Pesë pika vaj esencial mendre,

Pesëmbëdhjetë pika vaj esencial organik të limonit.

Përgatitja:

Përzieni të gjithë përbërësit dhe tundeni mirë përbërjen.

Futeni tretësirën e fituar në një shishe me spërkatës.

Spërkateni pjesën pasme të fytit kurdo që keni nevojë.

Ruajeni tretësirën në frigorifer.

Nuk ka asgjë më të mirë se sa të përdorni gjëra natyrale për të lehtësuar mundimet e organizmit.

Edhe nëse nuk do të kenë efekte të shprehura te të gjithë ata që provojnë, kjo së paku nuk do t’ju japë asnjë efekt të pakëndshëm.


Fjalet kyqe : keshilla  recete  shtepiake  kunder  dhimbjes  fytit  


Lereni mendimin tuaj per kete recet…



Recetat e rekomanduara :

Kifle te shijshme alla turke
Nje diet 7 ditor me grejfrut per te humbur peshe
Kifle të njelmëta