
RECETË NATYRALE PËR HEQJEN E GURËVE NË VESHKA
Kuzhint.comSot gjithnjë e më shumë njerëz vuajnë nga gurët në veshka, problem i cili shkaktohet kryesisht nga uji dhe ushqimet që konsumojmë.
Më të shumtën e herëve, gurët në veshka apo fshikëzën e urinës shkaktojnë dhimbje të padurueshme, madje për periudha të gjata kohore.
Më poshtë, po ju paraqes një recetë popullore (natyrale) që e përgatiste gjyshja ime për heqjen e gurëve dhe rikthimin e shëndetit në gjendjen e mëparshme.
Përbërësit:
250 gr mjaltë,
250 gr rrënjë majdanozi,
250 gr vaj ulliri,
250 gr meli (proteina bimore),
250 gr limona (bashkë me lëvoren),
Përgatitja:
Fillimisht, lani me ujë të bollshëm limonat dhe rrënjët e majdanozit, pastaj prijini në copa të vogla dhe vendosini në makinën grirëse, derisa të krijohet një masë homogjene, mandej shtoni mjaltin, vajin e ullirit, millets dhe rrihini përsëri së bashku.
Në vazhdim, hidheni në një vazo prej qelqi të sterilizuar dhe ruajeni në derën e frigoriferit.
Nga përzierja e mësipërme hani një lugë në mëngjes (esëll) dhe darkë.
Për efekte sa më të mira, mos harroni të konsumoni 2 litra ujë në ditë. albstroka.
Fjalet kyqe : keshilla recete natyrale heqjen gureve veshka
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Maskë per pastrimin e fytyres dhe largimin e qimeve nga fytyra!

Ravioli me spinaq
