
Receta per pjeshka
Kuzhint.comPërbërësit:
3 kokrra vezë,
180gr sheqer,
225ml vaj,
3 lugë qumësht,
1 qese vanill sheqer,
2 qese pluhur për pjekurina,
450gr miellë.
Për fillin:
350gr marmeladë ose reqel kajsie,
dhe thermijat e pjeshkave,
Per dekorim;
3 lloje te ngjyrave;
te verdhen, te kuqen, dhe te gjelberten
Përgatitja:
Përziejmë vezët me sheqer dhe i shtojmë vajin e përziejm mirë deri sa të bashkohet masa.
Qesim qumështin, sheqer vanilen dhe i përziejm përsëri.
Në fund i qesim 2 kese pluhur për pjekurina 3 lugë miell dhe i përziejmë bashke me nasen e me siperme.
Kete mase e lëmë në frigorifer për afërsisht 2 orë. (në një enë plastike) te mbuluar me kapak.
Pas 2 orësh e nxjerrim nga frigoriferi dhe ia qesim miellin ngadal per ta formu nje brum te ngjeshur.
Mandej e qesim mbi tavolinë dhe me duar e formojmë një brum deri sa nuk ngjitet për duar.
E ndajmë brumin në toptha të vegjël dhe i qesim në tepsi me letër të yndyrshme.
I pjekim ne temperaturë 170*C per 15-20 minuta.
Kur te piqen i lëmë të ftohen pak dhe i marrim i gerryejme pjesen e poshtme ne mes deri sa të bëhet nje hapësirë e mjaftueshme për mbushje.
Thërmijat e grryera i përziejmë me marmeladë ose reqel dhe me këtë i mbushim pjeshkat. ku edhe i bashkojm nga 2 copa bashkë.
Per te marr formen e pjeshkes ateher duhet qe te merrnu 3 pjata dhe ne ato duhet te qitni 3 ngjyrat veq e veq ;te verdhen, te kuqen, dhe te gjelberten.
Ne fund merrni pjeshkat e formuara dhe futeni leht ne pjatat me ngjyre duke ia dhene formen si ne foto.
Fjalet kyqe : embelsira receta pjeshka
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Embelsire e zbutur me shurup me kakao

Pogaqe te vogla nga Buqe Ferizi
