
Qumështi i artë pija që do t’ju ndryshojë jetën
Kuzhint.comQumështi i Artë është një pije e shijshme dhe tepër e shëndetshme, të mirat e së cilës janë të pafundme. Është veçanërisht e përshtatshme për konsum në mbrëmje.
Qumështi i Artë pija që do t'ju ndryshojë jetën
Përbërësi kryesor në këtë recetë është turmerik (shafran i Indisë), i cili ka veti antioksidante, anti-inflamatore dhe anti-kancerogjene.
I kombinuar me piper, përfitimet e turmerikut rriten në mënyrë të konsiderueshme
Përparësi të tjera
Forcon sistemin imunitar
Anti – kancerogjen
Ndihmon tretjen e ushqimit
Pastron mëlçinë
Rregullon metabolizmin
Normalizon tensionin e lartë të gjakut
Përmirëson shëndetin e trurit dhe forcon kujtesën
Efektive në probleme të ndryshme të lëkurës
Zvogëlon trigliceridet
Antioksidant, antiseptik, analgjetik
Qumështi i Artë - pija që do t'ju ndryshojë jetën
Si përgatitet Qumështi i Artë?
Ka disa mënyra përgatitjeje, por ne do t’ju sugjerojmë atë më të thjeshtën.
Përbërësit (1 person):
1 filxhan qumësht,
1 lugë (gjelle) turmerik pluhur,
1 lugë (e vogël) piper pluhur,
1 lugë (gjelle) mjaltë,
1 lugë (gjelle) vaj kokosi,
1 lugë (gjelle) kanellë pluhur.
Përgatitja:
Ngrohni qumështin në nxehtësi mesatare.
Shtoni të gjithë përbërësit dhe përziejini vazhdimisht, por jo deri në vlim.
Kullojeni shtoni mjaltin dhe shijojeni.
Shënim: Qumështi preferohet vegjetal (qumësht bajame, kokosi, etj).
Me shtimin e piperit të zi në enën ku ndodhet turmerik, rritet aftësia përthithëse e trupit deri në 2000%.
Anila Mirdita -BioNatural
Fjalet kyqe : keshilla qumeshti arte
Lereni mendimin tuaj per kete recet…
Recetat e rekomanduara :

Ja si e kanë shëruar kokë dhimbjen egjiptianët e lashtë

Keksa per caj
