Quiche lorraine’, byrek tradicional francez
Kuzhint.comPërbërësit:
Për brumin:
▪ 250 gr miellë,
▪ 125 gr gjalpë (të jetë i butë në temperaturë ambienti),
▪ 1 e verdhë vezes,
▪ 50 ml ujë,
▪ pak kripë.
Për kremin e qumështit:
▪ 300 ml qumësht (ose 150 ml pana e 150 ml qumësht),
▪ 3 vezë, ▪ pak kripë,
▪ pak piper,
▪ pak arrë muskat.
Perimet: mund të jenë nga më të ndryshmet:
▪ një qepë e kuqe,
▪ pak majdanoz,
▪ një karotë,
▪ një kungull,
▪ një spec i prerë në formë rrethore,
▪ 50-60 gr kërpudha,
▪ 100 gr domate qershi,
▪ 30 gr ullinj te zinj,
▪ pak djathë i grirë kaçkavall,
▪ Salmon i tymosur.
Përgatitja:
Si fillim përgatisim brumin.
Në një enë hedhim miellin, kripën, gjalpin.
Me majat e gishtave përziejmë gjalpin me miellin derisa përbërja e miellit me gjalpin të bëhet si rëra.
E fërkojmë përbërjen paksa mes duarve.
Ky proces nuk duhet të zgjas gjatë.
E hapim miellin dhe hedhim ujin në mes.
Shtojmë dhe të verdhen e vezës.
Ngjeshim brumin shpejt në mënyre që të gjithë përbërësit të përzihen mirë.
Brumi duhet të jetë homogjen.
Ne planin e punës shtrojmë letër kuzhine, hedhim pak miell dhe fillojmë të hapim brumin duke bërë kujdes çarjet që mund të krijohen anash.
E vendosim me gjithë letër mbi tavë dhe e shpojmë lehtë me pirun.
Në mungesë të letrës së kuzhinës, lyejmë tavën me gjalpë për të evituar ngjitjen.
Brumi i tepërt që del sipër bordit së tavës mund të pritet me thikë.
Vendosim tavën në frigorifer dhe vazhdojmë me përgatitjet e perimeve.
Pasi i kemi larë, presim perimet në formë kubike dhe shtojmë pak vaj ulliri, pak majdanoz dhe pak kripë.
I vendosim në zjarr të ngadaltë.
Shtojmë dhe kërpudhat së bashku me pak gjalpë (sipas dëshirës).
Në një enë qelqi hedhim tre vezë dhe i rrahim me pirun, shtojmë pak pana dhe pak qumësht (në mungese të panës shtoni vetëm qumësht.
Masat e kremit të qumështit, duhet pak a shumë, aq sa të mbulojnë perimet në tavë.
Ndërkohë furrën e ndezim në temperaturën 180 gradë.
Nxjerrim tavën ku hapëm brumin nga frigoriferi.
Hedhim pak djathë të grirë kaçkavall, pastaj shtrojmë perimet.
Hedhim kremin e përgatitur, disa domate qershi, përsëri pak arrë moskat, vendosim sipër salmonin e tymosur dhe e vendosim në furrë 180 gradë përreth 50 – 60 min.
Pasi është pjekur, e lini të ftohet dhe e shërbejmë quinche lorraine në copa.
Fjalet kyqe : brumera quiche lorraine